Asnjë i vdekur dhe gjashtë raste të reja me Covid

29 qershor 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur vetëm gjashtë raste të reja me Covid.

“Nga 1 933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 325. Në total numri i rasteve aktive është 166”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Bujqësi ka raportuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë…