Asnjë i vdekur dhe nëntë raste të reja me Covid

30 qershor 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19.

Krahas kësaj, MSh-ja ka bërë me dije se në 24-orëshin e fundit janë paraqitur vetëm nëntë raste të reja me Covid.

“Nga 1 648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 333. Në total numri i rasteve aktive është 167”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka konsideruar 100 ditët…