Asnjë i vdekur dhe tetë raste të reja me Covid në Kosovë
13 korrik 2021
| 15:02
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur tetë raste të reja me Covid.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 503 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270 641 doza të vaksinës. Deri më sot 72 476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2 133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 495. Në total numri i rasteve aktive është 108”, ka njoftuar MSh-ja.