Asnjë i vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit   

12 tetor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes nga Covid-19.

Sipas MSh-së,  gjatë kësaj periudhe kohore 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid. “Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051”, ka njoftuar ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri Robin Haxhi Krasniqi, ka reaguar pas humbjes të dielën…