![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Covid-19-Lajmi-i-fundit-coronavirus.jpg)
Asnjë i vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit
24 tetor 2021
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 13 raste të reja me Covid-19.
“Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205. Në total numri i rasteve aktive është 456”, ka njoftuar ministria.