![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Klinika-infektive-covid-1.png)
Asnjë i vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
IKShPK-ja ka konfirmuar edhe për 63 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Numri total i rasteve pozitive është 15 333 raste nga 64 230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 730.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.
(Faton dërmaku / Epoka e re)