Asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shëruar 46 pacientë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e COVID-19.
IKSHPK-ja njoftoi se rastet e reja kanë dal nga 711 teste të kryera.
Me këtë, numri total i rasteve pozitive është 15.971, derisa i të vdekurve mbetet 638.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas këtij njoftimi, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 14, Gjilan 3, Mitrovicë 3, Viti 3, Ferzaj 1, Fushë-Kosovë 1, Gjakovë 1, Hani Elezit 1, Kamenicë 1, Klinë 1, Pejë 1, Skenderaj 1, Suharekë 1 dhe Vushtrri 1.