Asnjë lojtar nuk doli pozitiv te Napoli, a do t’i bashkohet Rrahmani përfaqësueses së Kosovës

06 tetor 2020 | 15:42

Klubi i Napolit ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të ri pozitiv me koronavirus në skuadrën e vet, pas testimit të ri që ua bëri futbollistëve dje, megjithëse ende mungojnë rezultatet e dy testeve.

Fakti se nuk ka të prekur me Covid-19 në skuadrën e Serie A e bën Kosovën të shpresojë se kapiteni i ekipit kombëtar, Amir Rrahmani, mund t’i bashkohet asaj për ndeshjet e tetorit,

Napoli njoftoi se të gjithë rezultatet u janë kthyer negative në rundin e fundit të testimit, edhe pse rezultati i dy testeve nuk është procesuar ende.

Qendërmbrojtësi Rrahmani, njëlloj si bashkë lojtaret e tij, ka ngelur i ngujuar në Napoli për shkak se komuna napolitane i ka urdhëruar ata të vet izolohen sepse kishin kontakt me dy futbollistët e Napolit që dolën pozitivë me koronavirus javën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se sulmuesi Vedat…