Asnjë pacient me Covid-19 pozitivë nuk është i shtrirë në QKUK
Bazuar në raportimet e datës 13 dhjetor 2021 nga klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, asnjë pacient me Covid-19 pozitivë nuk është duke u trajtuar në QKUK, ndërkaq në spitalet e përgjithshme ka 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 6 pacientë si post-Covid-19.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë post-covid
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë