![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/10/Hisen-Berisha.jpg)
Asnjë parti opozitare nuk do të bashkëpunojë me LV-në
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke u shprehur KQZ është e kapur nga qeveria Kurti.
Ai nënvizoi se ka pasur një keqpërdorim të procesit zgjedhur. Po ashtu shtoi se Kurti ka shënuar një rënie me 100 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
“Ka një keqpërdorim të procesit zgjedhor. Kurti shënoi edhe një rënie me 100 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Partia Demokratike e Kosovës, ka shënuar rritje, edhe pse nuk ka dalë e para. PDK është gati për koalicion me partitë opozita për të formuar qeverinë. Dy kushte do të jenë me cilëndo që do jemi në koalicion, kryeministri do të jetë i Partisë Demokratike dhe se do të zbatohet programi i Partisë Demokratike”, tha ai.
Më tej theksoi se në këto zgjedhje u tregua edhe dështimi i kryeministrit Albin Kurti.
“Opozita duhet të koordinohet dhe ta bëjnë qeverinë bashkë. I vetmi problem është lideri i LDK i cili thotë nëse nuk e ka kryeministrin nuk është pjesë”, tha ai.