Asnjë peticion nuk u mor parasysh, sikur ai për shfuqizimin e Speciales (Video)
Mbi 15 mijë nënshkrime kundër rritjes së çmimit të rrymës ishin mbledhur nga ana e qytetarëve, muaj më parë e shumë pak u diskutua për to në Kuvend të Kosovës.
Ky nuk është i vetmi peticion, i cili nuk u mor parasysh, pavarësisht sa shumë nënshkrime u mblodhën. Por, fat të tillë nuk pati peticioni për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara.
Vetëm një ditë pas dorëzimit të tyre në Kuvend, ky peticion çoi në këmbë tërë Kuvendin madje në mesnatë.
Kjo sipas monitoruesve të Kuvendit tregon qasjen selektive e politike në raport me peticionet vlerësojnë se kjo po ndodh për shkak të politikave.
Isuf Zejna nga Demokracia Plus, thotë se procedimi i peticioneve në Kuvend është kryekëput çështje politike.
Njëjtë ka ndodhur edhe me peticionin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Hulumtuesi në Institutin GAP, Agron Demi ka përmendur tri peticione për të cilat thotë se as nuk është diskutuar asnjëherë në Kuvend.
Qytetarë të Kosovës kanë nënshkruar një numër të madh të peticioneve të organizuara në kohë dhe për çështje të ndryshme. /Tribuna/