“Asnjë progres” në negociatat tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit
26 korrik 2018
| 22:08
Nuk ka asnjë progres mes Uashingtonit dhe Pekinit në lidhje me negociatat tregtare, njoftoi sot sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, duke i kërkuar Pekinit për të negociuar seriozisht.
Mnuchin u shpreh për televizionin CNBC-në se ishte plotësisht i qartë se në momentin që Kina do të ishte e predispozuar për të negociuar seriozisht, ne do të bisedojmë për të ulur deficitin tregtar dypalësh (të SHBA-së me Pekinin) dhe zgjidhur problemet e transferimit të teknologjive.
Jemi të gatshëm nëse ata duan vërtetë të negociojnë.
Ai paralajmëroi se SHBA-ja po monitoronte nga afër lëvizjet e monedhës kineze, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi Pekinin për manipulim me juanin, përcjell Atsh.