Asnjë projekt i ri për Skenderajn nga qeveria për vitin 2024, Deliu – Kodra: Turp i madh!

11 dhjetor 2023 | 17:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi qeveria Kurti nuk ka paraparë ta përkrahë asnjë projekt të ri të Komunës së Skenderajt për vitin 2024.

Ajo ka thënë se qeveria Kurti është duke iu hakmerr Drenicës, duke e diskriminuar këtë rajon.

“Asnjë projekt i ri për Komunën e Skenderajt nga qeveria për vitin 2024. I pabesueshëm, niveli i hakmarrjes dhe diskriminimit me të cilin po qeverisë ky Kryeministër. Turp i madh!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”, duke publikuar një pjesë të raportit të institutit GAP për ndarjet buxhetore për vitin e 2024.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës vazhdon të dëshmojë padrejtësi me ndarjen e…