Asnjë punëtor nuk do të largohet nga KEK-u
11 dhjetor 2017
| 23:47
Drejtor i Operativës në KEK, Njazi Thaçi, ka bërë me dije se asnjë punëtor nuk do të largohet nga KEK-u.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nuk do të ketë as vështirësi për paga të punëtorëve.
“Nuk do të ketë largime nga puna të asnjë punëtori dhe nuk do të ketë vështirësi për paga të punëtorëve”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se KEK-u është fuqi financiare e ekonomike. “Edhe një herë ju garantoj se nuk do mbyllet ‘Kosova A’ as nuk do të mbetet asnjë punëtor i KEK-ut pa punë. Mos u shqetësoni as mos bini pre e gënjeshtrave”, ka shkruar Njazi Thaçi, drejtor i Operativës në KEK.