Asnjë Qeveri nuk mund ta fitojë betejën me mediet, sulmet e orkestruara të rrezikshme dhe të dëmshme
Nga Musa Sabedini
Kam shkruar edhe më herët për ndikimin dhe presionin apo kërcënimet e shantazhet e shumta që po bëhen nga Qeveria, deputet, aktivist e simpatizant me natyrë kriminale nën ombrellën e LVV, ndaj medieve dhe do të jem shumë i shkurtë kësaj radhe.
Asnjë Qeveria, asnjë zyrtar apo deputet nuk mund ta fitojë betejën me mediet e lira, të pavarura dhe profesionale.
Në të gjitha rrethanat i kam përkrahur mediet e sinqerta dhe të ndershme dhe edhe këtë herë jam në mbrojtje të tyre, duke kërkuar që institucionet e Kosovës të ndalin këtë turr e këtë yrysh kundër punës së gazetarëve të të gjitha medieve.
Është momenti i fundit që Albin Kurti ta kuptojë seriozitetin që përçojnë mediet kosovare, ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se mediet e lira e të profesionalizuara janë shtylla e zhvillimit dhe avancimit të demokracisë në botë.
Unë nuk pres diçka të mirë apo pozitive kur i shoh këta argatët e LVV teksa sulmojnë prokuror e gjykatës, hetues policor e gazetar të ndershëm, e të përkushtuar.
Këto fushata të përcjellura me presione, e shantazhe, dëmin më të madh ia bëjnë partisë në pushtet, askujt tjetër, kurse mediat duhet të jenë më solidare me njëra tjetrën sepse vetëm kështu fitohet beteja ndaj Qeverisë, që po përçon vetëm arrogancë e pasiguri. RTK-ja me gjestin e fundit dëshmoi se është larg standardeve profesionale. /m/s/
Autori është ligjërues në degën e Media dhe Komunikim në UBT