Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri
03 mars 2020
| 15:48
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërkohë që vendet përreth janë të prekura, ashtu si Italia me mbi 1 800 të infektuar, Greqia me 8 të infektuar dhe në Maqedoni janë regjistruar dy raste me Covid-19.
Në spitalin infektiv ka të sëmurë rëndë me komplikacione të gripit sezonal, të cilët po trajtohen me terapi intensive dhe po kështu e njëjta situatë është në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, raporton “Tch”.
Përpos Shqipërisë, as Kosova, Mali i Zi dhe Serbia nuk janë prekur ende nga koronavirusi.