Asnjë rast i ri me Covid dhe 91 persona të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës. Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209. Në total numri i rasteve aktive është 49”, ka njoftuar MSh-ja.