Asnjë rast i ri me Covid dhe tre persona të vaksinuar

06 qershor 2022 | 15:14

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i ri me Covid.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës. Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 291 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203. Në total numri i rasteve aktive është 55”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fationa Kasapi, xhudistë e kategorisë-57 kilogramë është renditur e 5-ta…