Asnjë rast i vdekjes, 23 raste pozitive dhe 130 të shëruar nga Covidi në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,120 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107,405 raste nga 609,350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102,782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,380.
Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime.