Asnjë surprizë te femrat në “Australian Open”
Edhe raundi i tretë në grand slamin e parë të vitit “Australian Open” për femra ka rezultuar “një libër i hapur” ku nuk pati surpriza. Serena Williams ka konfirmuar në këtë raund se vënia e saj në vështirësi është pothuajse e pamundur, pasi ka marrë një fitore absolute ndaj Eugenie Bouchard. Ajo ka realizuar një lojë të bukur ku ka dominuar dhe fituar në shifrat 6-2, 6-2, në më pak se një orë.
Veteranja amerikane tani do të përballet me ukrainasen 18-vjeçare Dayan Yasremska. Ndërkohë do të jetë në pritje për t’u përballuar me tenisten e cila mban numrin një në botë, Simona Halep. Halep ka zhvilluar një ndeshje emocionuese po në këtë raund teksa ka mposhtur në shifrat 2-4 amerikanen Sofia Kenin, e cila u përpoq që pas setit të dytë të bënte një kthesë, por pa rezultat. Rumunia zhvillojë një ndeshje epike duke treguar që në fillim se synimi i saj i vetëm ishte fitorja dhe kalimi në raundin tjetër, ajo e fitoi ndeshjen me amerikanen në shifrat 6-3, 6-7 dhe 6,4.
Tenistja ka luftuar për të gjetur formën optimale pas humbjes së saj në “US Open” vitin e kaluar. Ajo pati një dëmtim në shpinë kur u bë pjesë e Grand Slam ndaj e mbylli sezonin e 2018-tës para kohe. Nga ana tjetër Osaka ka fituar 2-0 ndaj sllovenes Zidansek në shifrat 2-0 (6-3, 6-4) duke u kualifikuar për në raundin e katërt. Çekja, Pliskova është skualifikuar nga kinezja Zhang e cila ka fituar po ashtu në shifrat 2-0 (6-3, 7-5). /SS/