Asnjë vendim mbi Kosovën s’mund të merret pa Këshillin e Sigurimit
15 qershor 2020
| 23:21
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se vendi i tij do të mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se Putin në një bisedë telefonike me Vuçiq tha se do të diskutonte çështjen e Kosovës në mënyrë private me homologun e tij serb, i cili do të jetë në Moskë më 24 qershor, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, e cila u shty për shkak të pandemisë.
Deklarata e Putin vjen në ditën kur emisari special i presidentit të SHBA-së Richard Grenell ka bërë të ditur vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për datën 27 qershor në Uashington.