Asnjë veprim për korrigjimin e vijës kufitare me Malin e Zi
Kanë kaluar pesë muaj që nga ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të korrigjimit të vijës kufitare, siç parashihet me marrëveshje.
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar për “Epokën e re” se janë në pritje të veprimit të politikës, e cila, sipas tij, është përgjegjëse për hapjen e rinegocimit të marrëveshjes.
“Ne ende nuk kemi ndërmarrë diçka konkrete nga Qeveria. Faktikisht, ne i kemi bërë ato punë që dihen tashmë në këtë proces. Ne po presim tash që procesin e rinegocimit ta hapë politika, pra Qeveria. Ne si komision nuk e bëjmë hapjen e këtij procesi. Pa e marrë një veprim politika, ne nuk kemi mundësi të bëjmë diçka tjetër”, ka thënë Bulliqi.
Ai ka treguar se Komisioni që ai drejton është i gatshëm tëfillojë me këtë proces.
“Politika duhet t’i paraprijë procesit pra ajo duhet ta hapë procesin e rinegocimit, tek pastaj komisioni profesional ulet në tavolinë dhe vazhdon punën që i takon”, është shprehur ai.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)