Asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Mali të Zi

02 janar 2021 | 20:45

Laboratorët që merren me diagnozën e infeksionit të koronavirusit në Mal të Zi kanë përfunduar analizën e 789 mostrave, ndër të cilat janë regjistruar 267 raste të reja pozitive të infeksionit COVID-19.

Që nga dje, Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi nuk raportoi ndonjë vdekje në lidhje me COVID-19, raporton Vijesti.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin e koronavirusit që nga fillimi i qershorit është 675, dhe që nga fillimi i vitit 684. Deri në orën 17.30 janë raportuar 234 pacientë të shëruar, ndërsa janë 9.232 raste aktive me COVID-19.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virusin korona në Malin e Zi është 48.856.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritje rekord e Bitcoinit, tejkalon vlerën e 22 mijë eurove…