Asnjë zyrtar i LDK-së në ceremoninë e lamtumirës për Adem Demaçin

28 korrik 2018 | 11:56

Asnjë zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare dhe Heroin e Kombit, Adem Demaçi.

“Klan Kosova” ka tentuar të kontaktojë me parinë e kësaj partie, por disa kanë qenë të paqasshëm, të tjerë nuk i kanë hapur telefonat ose nuk kanë dashur të flasin për këtë gjë.

Të premten nënkryetari i Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, e cilësoi ‘monstrum dhe përçarës’ Adem Demaçin, ndërsa në këtë cilësim mori përkrahjen e deputetëve Naser Rugova e Armend Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan mund të bëjë ndryshime në stafin teknik për sezonin…