‘Asnjëherë s’ka ndodhë që një parti politike ta bllokojë themelimin e një komisioni hetimor’

28 mars 2022 | 14:24

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se asnjëherë në historinë dydekadëshe prej kur është themeluar Kuvendi i Kosovës, nuk ka ndodhur që një parti politike të bllokojë themelimin e një komisioni hetimor ashti siç ndodhi sot nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se grupi parlamentar i PDK-së të hënën kishte një propozim tejet të rëndësishëm për themelimin e një komisioni parlamentar, i cili do te hetonte gjithë angazhimi, punën dhe vendimet Qeverisë, vendimet e ZRRE-së, ato të KOSTT-it dhe të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat janë ndërmarr gjatë krizës energjetike.

“Ne konsiderojmë se gjatë kësaj periudhe tashmë kanë dal në dritë edhe mundësitë për keqpërdorimet e para që kanë ndodhë nga mjetet që janë ndarë nga Qeveria e Republikë së Kosovës. Asnjëherë në të kaluarën, asnjë grup parlamentar s’ka ndodhë që të refuzojë hedhjen dritë mbi çfarëdo keqpërdorimi të mundshëm që ka mundur të ndodhë nga cilado institucione qofshin ato e për çfarëdo çështje qofshin”.

“Hetimi parlamentar është i rregulluar me ligj. Është një instrument i opozitës që përdoret për hedhjen dritë mbi keqpërdorimet e mundshme nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe në të kaluarën si grup parlamentar i PDK-së dhe edhe partitë tjera, asnjëherë nuk ka ndodhë që të refuzojnë votimin e një komisioni të tillë parlamentar”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka sqaruar se nga institucionet e Republikës së Kosovës janë shpenzuar afër 200 milionë euro që sipas tij nuk e dinë numrin e saktë të tyre, dhe se pikërisht kërkesa e grupit parlamentar dhe e partive tjera opozitare ishte që të hidhet dritë mbi shpenzimin e këtyre taksave të qytetareve, se si janë menaxhuar, ku kanë shkuar, kush ka përfituar nga to, kush kanë qenë kompanitë që kanë blerë rrymë në emër të Republikës së Kosovës, etj.

“Sot, Qeveria Kurti ka hapur një debat për një aferë shumë të madhe korruptive, të cilën sot u mundua me vota ta ndalë, mirëpo opozita ka edhe instrumente tjera për krijimin e këtij komisioni. Siç e dini ligji parlamentar i lejon opozitës të themelojë një komision të tillë me 40 nënshkrime”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Premtimet për punimet në rrugën Prishtinë - Podujevë u përdor…