Asociacioni duhet të bëhet, por jo me këtë draft
Ferid Agani nga Koalicioni për Familjen ka deklaruar se Asociacioni duhet të ecë përpara pasi për të nuk mund të vazhdohet me këtë status.
Sipas tij drafti duhet të dorëzohet por së pari duhet të rinegociohet në disa pika me SHBA-të dhe BE-në.
Agani ka shtuar se nuk mundet një qeveri ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një draft i cili e ka brenda Gjykatën e Arbitrazhit.
“Veriu mendoj se është një situatë e cila është më e avancuar në disa aspekte posaçërisht kur është në pyetje çlirmi i territorit nga ato banda terroriste të cilat qartë kanë qenë kancer për vendin. Kur është në pyetje Asociacioni është qartë se duhet të ecë përpara, nuk mund ta mbajmë këtë status quo pa ide, pa kreacion. Drafti duhet të dorëzohet, por jo ky që është. Ky draft duhet të rinegociohet me SHBA-të dhe me BE-në në dy tri pika që janë esenciale, njëra prej tyre arbitrazhi i papranueshëm, s’mundet një qeveri me dërgu në Gjykatë Kushtetuese një draft që e ka brenda Gjykatën e Arbitrazhit jashtë vendit ai kryeministër do ta shkelte kushtetutën e vendit me atë veprim, prandaj ky hapi i parë dhe mandej dërgimi në Gjykatë Kushtetuese, pranimi i vlerësimit të kësaj gjykate”, ka thënë ai në Tëvë1.