Asociacioni i Komunave: Se shpejti hiqet ora policore dhe lejohen dasmat

26 maj 2021 | 11:47

Asociacioni i Komunave të Kosovës(AAK) ka njoftuar së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lehtësohen masat tjera anti-Covid.

Pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, AAK-ja ka njoftuar se nga mesi i muajit qershor do të lejohet edhe organizmi i i dasmave. “Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

Sipas njoftimit, vendimi për lehtësimin e këtyre masave do të merret gjatë javës. “Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23.00 ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë i cili ishte i shtrirë në Qendrën Klinike…