Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që të rishqyrtohen masat anti Covid-19
Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetarët e komunave kanë zhvilluar takimin virtual të radhës me kryeministrin Avdullah Hoti.
Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Temë e këtij takimi ishin rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në javët e fundit si dhe masat e reja të cilat pritet t’i merr Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së rasteve të Covid-19 dhe uljen e numrin të rasteve.
Takimin e kryesoi zëvendëskryetari i AKK-së, Xhafer Gashi i cili në pika të shkurta paraqiti adresimet e fundit nga komunat për rivlerësim të masave.
Në këtë prizëm ai tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkesë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka kërkuar rishqyrtimin e masave anti Covid-19
Këto kërkesa janë adresuar edhe në takimin e fundit të Komitetit për kordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19.
Kryeministri Avdullah Hoti edhe në këtë takim para kryetarëve të komunave i ngriti shqetësimet dhe sfidat me kapacitet të cilat i ka sistemi shëndetësor, e të cilat janë në limitet e fundit sa i përket kapaciteteve të shtretërve për trajtimin e pacientëve me Covid-19, duke theksuar se vendi është në një situatë të rëndë epidemiologjike.
Po ashtu në këtë takim, kryetarët e komunave u njoftuan për vendimet e reja të cilat pritet të merren nga Qeveria e Kosovës e të cilat janë adresuar nga kryetarët e komunave.
(Q.R / Epoka e re)