Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe sipas kornizave të Gjykatës Kushtetuese
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe sipas kornizave të Gjykatës Kushtetuese.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka theksuar se në kohën adekuate kur ekipet punuese të kenë hartuar statusin e Asociacionit, edhe Lista Serbe do të ketë reflektim pozitiv.
“Lista Serbe është një subjekt politik që përfaqëson interesat e komunitetit serb që jeton në Kosovë dhe është pjesë e institucioneve tona edhe në Qeveri, edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, çështja e themelimit të Asociacionit është një çështje për të cilën tashmë kornizat i ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe se nuk mund të ketë klasifikime dhe kërkesa të jashtme që nuk janë në përputhje me atë që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, besoj se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parë dhe duhet të shihet si një mundësi për bashkëpunim komunitar më efikas në mes të pjesëtarëve të komunitetit serb dhe se në këtë drejtim nuk ka asnjë shqetësim. Jam i bindur se edhe Lista Serbe në esencë e di se çfarë është në të vërtetë në interes të komunitetit serb, prandaj besoj se në kohën adekuate kur ekipet punuese të kenë hartuar statusin e Asociacionit, edhe Lista Serbe do të ketë reflektim pozitiv, ka thënë ministri Tahiri.