Asociacioni për shqiptarët e Luginës, Stano: Pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi…

09 mars 2023 | 14:40

Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, gjatë një bisede me redaktorin e gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” përheq takimit të fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel pos tjerash ka folur edhe për mundësinë e formimit të një Asociacioni për shqiptarët në Serbi, ashtu siç po i kërkohet Kosovës ta formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Bashkimi Evropian aktualisht nuk do të merret me këtë çështje, por vetëm me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të spekulojë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, qëllimi jonë është që të fasilitojmë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ky është objektivi jonë i vetëm, normalizimi i raportit mes Serbisë dhe Kosovës, ne nuk po provojmë të merremi me çështje të brendshme të Serbisë apo Kosovës”, ka thënë fillimisht Stano duke iu përgjigjur gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

Megjithatë, zëdhënësi i BE-së, Stano ka lënë të nënkuptohet se çështja në fjalë mund të diskutohet në një të ardhme, kur Kosova dhe Serbia normalizojnë raportet e tyre.

“Në momentin që të kemi normalizim të raporteve është e mundur të shohim edhe çështje të tjera. Objektivat dhe substanca e këtij dialogu janë negocimi mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte prezantuar më 2 shkurt të këtij viti në Parlamentin e Kosovës 6 kushte në mënyrë që ai të fillojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një ndër kushtet e Kurtit pikërisht e trajtonte reciprocitetin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, thoshte kushti i tretë i Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se për nëntë…