Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive

04 prill 2018 | 08:41

Zëvendëskryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Xhafer Gashi, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky asociacion i ri duhet t’i ngjajë një OJQ-je sikurse është asociacioni aktual.

Gashi ka bërë me dije se nëse institucionet qendrore e shohin të nevojshme ndihmën e përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në këtë proces, do të jenë të gatshëm për ta dhënë kontributin tyre në këtë drejtim.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mendoj se kjo është rruga e duhur dhe më e mira e krijimit të këtij asociacioni”, ka thënë Gashi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se…