Assadi kërkon largimin e ShBA-së nga Siria
31 maj 2018
| 10:38
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se do të rikthejë kontrollin e zonave që mbahen nga Forca Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga ShBA-ja, dhe se forcat amerikane duhet të kenë mësuar nga Iraku dhe të largohen nga Siria.
Në një intervistë për “Russia Todaty”, Assadi ka theksuar se Qeveria ka nisur të hapë dyert për negociata me kurdët, që kontrollojnë zona në veri dhe lindje të Sirisë, ku janë të stacionuara edhe forcat amerikane.
“Dialogu është opsioni i parë. Nëse jo, ne do t’i çlirojmë ato zona me forcë. Amerikanët duhet të largohen” ka thënë Assadi.
Duke iu përgjigjur përshkrimit që i ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump, kur e ka quajtur “kafsha Assad”, presidenti sirian ka thënë: “Çfarë thua, ashtu je?”.