Assange nuk është kurrëfarë heroi, thotë opozita në Australi
Zëdhënësi i opozitës australiane për punët e brendshme, James Paterson, tha se themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange nuk duhet të adhurohet pas rezultatit të sotëm. Ai i tha Sky News:
“Julian Assange nuk është hero, por është një gjë e mirëpritur që më në fund i ka ardhur fundi”.
“Arsyeja pse ka vazhduar për një kohë të gjatë është se ai po i shmangej kërkesave të ligjshme për ekstradim. Është një meritë për Shtetet e Bashkuara që ata po tregojnë një butësi të tillë ndaj dikujt të akuzuar për një krim kaq të rëndë”, shtoi ai.
Kjo deklaratë pason komente të ngjashme nga kolegia e tij opozitare, Jane Hume, e cila tha se Assange nuk është “kurrfarë heroi” i saj, por se ajo e mirëpret kthimin e tij:
“Ne jemi shumë të kënaqur që e shohim atë të kthehet në Australi, por nuk mendoj se adhurimi i heroit është një përgjigje e duhur”.