Aston Martin konfirmon Vettelin edhe për vitin 2022
16 shtator 2021
| 15:11
Skuadra e Aston Martin ka konfirmuar se piloti gjerman Sebastian Vettel dhe ai
britanik Lance Stroll, do të jenë pjesë e kësaj makine edhe vitin e ardhshëm. Ditët e
fundit ishte përfolur se Vetteli, 4 herë kampion bote në Formula 1, mund të largohej, por zyrtarizimi i vërtetoi të kundërtën. “Konfirmojmë se Sebastian Vettel dhe Lance Stroll do të jenë pjesë e Aston Martin edhe vitin 2022. Në synojmë që vitin tjetër të kemi një rritje edhe më të madhe të paraqitje së makinës në pistë”, thuhet në komunikatën e makinës së Aston Martin, një nga surprizat e këtij sezoni të Formula 1.