Aston Martin lufton me të njëjta probleme si Tesla
Aston Martin është nisur hapave të Teslës dhe hyri në tregun e aksioneve publike, por si në rastin e kompanisë amerikane, problemi i njëjtë ekziston me kompaninë britanike.
Megjithëse, oferta publike fillestare e aksioneve është një zgjidhje ideale për grumbullimin e shumave të mëdha të kapitalit pa interes, ajo mban shumë përgjegjësi për bashkëpronarët e rinj të kompanisë, transmeton KosovaPress.
Tregjet moderne të kapitalit janë të dizajnuara për të siguruar investitorët me një sërë mënyrash për të siguruar dhe mbrojtur investimet e tyre, kështu që është e mundur që të investojë paratë “duke vënë bast” në rënien e vlerës së aksionit.
E ashtuquajtura “tkurrje” ose termi më i njohur anglez “shitja e shkurtër” është procesi në të cilin shitni aksionet e huazuara dhe angazhoheni t’i ktheni pronarit për një periudhë të caktuar kohe, pavarësisht nga çmimi.
Nëse vlera e aksioneve bie ndërkohë, fiton, nëse rritet, duhet të paguajë një shumë shtesë për të blerë numrin fillestar të aksioneve. Këto të ashtuquajtura “short-sellers” kanë torturuar Tesla për disa kohë. Vlera e aksioneve të kompanisë është bindshëm “më e shkurtër” në historinë e tregjeve botërore të bursës, pasi shumë investitorë besojnë se është mbivlerësuar.
Tani, e njëjta gjë ndodh me Aston Martin që bëri ofertën fillestare publike të aksioneve më 2 tetor. Gjatë dy javëve të fundit, çmimi i aksioneve ra me më shumë se 20 për qind.
Grupi i investitorëve mori një pozitë të shkurtër nga dita e parë tregtare, dhe aktualisht ajo është rreth 6.6 për qind e kapitalit të përgjithshëm.
Për vlerësimin e çmimit të aksioneve, Aston Martin, gjatë ofertës publike fillestare, zgjodhi vlerësimin e kompanisë në nivelin e Ferrarit rival dhe tani kjo iu ka rënë në kokë.