Aston Villa e dëshiron Henryn trajner
24 korrik 2018
| 14:32
Ish-kampioni botëror dhe evropian me Francën, në vitet 1998 dhe 2000, Thierry Henry, tash asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, mund të bëhet trajner i ri i Aston Villa. “Daily Star” e zbulon këtë.
Ish-sulmuesi francez, i cili ka veshur fanellën e Arsenalit për vite në Premier Ligë, tashmë është kontaktuar joformalisht nga klubi i Birminghamit, raporton “Telesport”.
Megjithatë, para se të angazhojë francezin e njohur në drejtim, Aston Villa, një ekip që luan në Premiership, do të duhet të zgjidhë kontratën me trajnerin e vet aktual, Steve Bruce.