Aston Villa, gati 60 milionë për Felix

12 gusht 2024 | 14:37

Joao Felix mund ta shohim në Premier Ligë në sezonin e ri. Sulmuesi portugez u rikthye tek Atletico Madrid pas huazimit te Barcelona, pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të vijuar me katalanasit. Karriera e 24-vjeçarit pritet të vazhdojë në Premier Ligë, aty ku e kërkon Aston Villa. Skuadër që sezonin e ri do të garojë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Birminghami po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh, aq sa është edhe shumë që pretendon Atletico për të lënë të lirë portugezin. Joao Felix është shndërruar në objektivin e madh të Aston Villas dhe teknikut Unai Emery. Me spanjollin që e cilëson si zëvendësuesin perfekt të Moussa Diaby. I shitur në Arabinë Saudite tek Al-Ittihad për 60 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se kërkesat e…