Aston Villa ia merr tri pikë Tottenhamit

01 janar 2023 | 17:26

Aston Villa ka triumfuar ndaj Tottenham Hotspur.

Skuadra e Unai Emery ka fituar me rezultat solid 2:0 ndaj ekipit të Antonio Conte.

Pjesa e parë është karakterizuar me një lojë e zbehtë nga të dyja klubet.

Por, pjesa e dytë ishte krejt ndryshe, me Aston Villa që shënuan dy herë.

Pas një gabimi të Hugo Lloris, ishte Emiliano Buendia që ka realizuar gol, duke ia dhënë epërsinë mysafirëve.

Tottenhami në anën tjetër provuan të barazojnë, por nuk ishin të rrezikshëm për portën e kundërshtarit.

Teksa, Aston Villa ka arritur ta dyfishojnë epërsinë në minutën e  73’ me Douglas Luiz.

Pas kësaj humbje Tottenham pozicionohen në vendin e pestë e 30 pikë, kurse Aston Villa në pozitën e 12 me 21 pikë gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Dardan Musa Kadrijajt nga fshati Rostovicë e Deçanit…