Aston Villa mohon zërat për shkarkimin e Steven Gerrardit
18 tetor 2022
| 11:35
Skuadra e Aston Villa ka mohuar lajmet që flasin për shkarkimin e trajnerit Steven Gerrard.
Gerrardi është në një situatë aspak të këndshme, me skuadrën e tij që s’po merr rezultatet e pritshme.
Sipas disa raportimeve, Aston Villa ka marrë vendimin për ta shkarkuar trajnerin Gerrard.
Megjithatë, këtyre lajmeve ju ka reaguar Tommy Jordan, drejtor i zyrës për komunikim te skuadra e Villa.
“Sa herë duhet të publikoni këto gënjeshtra para se njerëzit t’ju heqin nga lista e ndjekësve? S’jam i sigurt pse dikush e ndjek këtë llogari. Nëse e bëni, s’duhet”, ka thënë Jordani.
Aston Villa është në pozitën e 16 në tabelë, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara në 10 ndeshje.