Aston Villa në finale të EFL Cup
28 janar 2020
| 23:03
Aston Villa është skuadra e parë finaliste e EFL Cup për këtë sezon. Skuadra e trajnerit Dean Smith ka arritur të mposht 2-1 Leicester Cityn në ndeshjen e kthimit, për të siguruar finalen e EFL Cup.
Ndeshja e parë në ‘King Power Stadium’ kishte përfunduar baras, 1-1.
Matt Target shënoi në minutën e 12’ për epërsinë e Aston Villas, para se Kelechi Iheanacho të barazonte në 1:1 në minutën e 72’. Golin e fitores për Aston Villa, e shënoi Trezeguet, në minutën e 90’. Në finale, Aston Villa do të takohet me fituesin e përballjes Manchester City – Manchester United.