Aston Villa rikthehet në Premier Ligë
27 maj 2019
| 22:28
Aston Villa është rikthyer në Premierligë, pasi e mposhti Derby Countyn në finale të “Play-Offit”.
Pas Norwich City dhe Sheffield United, është mësuar edhe skuadra e tretë dhe e fundit që ka siguruar rikthimin në Premierligë, ajo është Aston Villa.
Aston Villa u tregua më e fortë se kundërshtarët në play-off dhe arriti deri në finale, ku e mposhti gjatë ditës së hëne skuadrën e Frank Lampard, Derby County.
Villa triumfoi 2-1 me golat e Anwar El-Ghazi, në fund të pjesës së parë dhe John McGinn në minutën e 59’, kurse golin e nderit për Countyn e shënoi Jack Marriott (81’).