
Aston Villa rikthen interesimin për Rashicën
25 maj 2021
| 17:07
Milot Rashica do të largohet gjatë verës nga Werder Bremeni. Skuadra e Aston Villës e ka rikthyer interesimin për 24-vjeçarin nga Vushtrria.
“BirminghamLive” raporton se Aston Villa tashmë e ka kontaktuar skuadrën e Bremenit për ta parë mundësinë e transferimit të Rashicës në Angli.
Interesim për reprezentuesin e Kosovës në vazhdimësi kanë shfaqur edhe Bayer Leverkuseni, Leipzigu, Southamptoni dhe Leedsi.
/Epoka e re/