AstraZeneca thotë se nuk ka prova që vaksina e saj shkakton mpiksje gjaku

15 mars 2021 | 13:42

Kompania AstraZeneca ka njoftuar se nga analiza e të dhënave nuk ka gjetur prova se vaksina e saj kundër koronavirusit shkakton mpiksje gjaku.

Këto përfundime dolën derisa Irlanda dhe Holanda iu bashkuan një liste në rritje vendesh që po pezullojnë përdorimin e kësaj vaksine.

“Një rishikim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave të sigurisë nuk ka nxjerrë prova të një rreziku në rritje të embolizmit pulmonar, trombozës së thellë të venave ose trombocitopenisë, në asnjë grupmoshë, gjini, grupim apo vend të veçantë”, ka njoftuar kompania AstraZeneca. Edhe Austria ndaloi së përdoruri vaksinën javën e kaluar ndërsa po heton një vdekje të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

Përveç vetë kompanisë, Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se nuk ka asnjë tregues që rastet e mpiksjes ishin të lidhura me vaksinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Spanjës Luis Enrique ka publikuar listën…