Astrit Gashi: Ka informata se kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen
26 nëntor 2020
| 22:47
Gazetari Astrit Gashi ka thënë se ka informacione se kryeministri Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqjen e tij.
Këtë Gashi e tha në një debat televiziv sa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Ka informacione që kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, ka thënë Gashi në Debat Plus.
Ai është shprehur se në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Jemi në një situatë, kur është dyjavëshi final ku do të dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo kjo qeveri do të vazhdojë. Kupa është mbushur. Këto janë pika që po e mbushin kupën që do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve”, ka shtuar Gashi.