
Astrit Gashi: Kroacia ua dedikon nderin çlirimtarëve, Kosova burgun
Analisti i Astri Gashi ka komentuar deklaratën e trajnerit të Kroacisë, Zlakto Dalic i cili kualifikimin e këtij shteti në gjysmëfinale të Botërorit Katar 2022 ua ka dedikuar çlirimtarëve të Kroacisë.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se edhe 30 vite pas luftës kroatët vlerësojnë kontributin e çlirimtarëve, duke shtuar se në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodh.
Ai ka thënë se Kosova gjatë këtyre 20 viteve çlirimtarëve ua ka dedikuar burgun.
“Duaje Kosoven, sikur kroatet qe e duan Kroacine. E di qe kerkese paksa e pamundshme. Edhe sepse gati 30 vjet pas luftes, selektori i Kroacise ja dedikon fitoren çlirimtareve. Ne ne anen tjeter, pavaresisht rrethanave qe dallojne, te ngjajshmeve ne ja u kemi dedikuar vetem burgun. Pjeserisht edhe me fajin e tyre”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, kroatët kanë arritur ta bëjnë dallimin në mes luftës dhe korrupsionit.
“Kroatet per dallim nga ne dijne, edhe sot, me be dallimin mes luftes dhe korrupcionit. Respekt për sakrificen, perbuzje e ndeshkim per korrupcionin. Perndryshe çlirimtare, dhe kam lexu shtypin e atjeshem shume (Feral Tribune, nje reviste opozitare me satiren me te mire ne ish-Jugosllavi e Kroaci deri u ndal se ekzistuari ne vitet 2000 e sa) pushtetare e çlirimtare me te korruptuar se ata zor qe ka pas kush”, ka shkruar Gashi.