Astrit Gashi: PDK-ja pëson ‘Tsunami’ në diasporë

03 mars 2025 | 11:30

Astrit Gashi, një nga analistët dhe njohësit e sistemit zgjedhor, i cili ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të numërimit të votave nga diaspora dhe me një përvojë të gjatë në analizimin e të dhënave elektorale dhe një qasje objektive ndaj rezultateve, ka thënë se rezultatet përfundimtare të votave me postë drejt fundit tregojnë goditje të rëndë për PDK-në.

“Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, dhe sipas trendit aktual, pasqyra përfundimtare e votave nga diaspora do të jetë: Lëvizja Vetëvendosje – mbi 30,000 vota. LDK-ja mbi 17,000 vota. PDK-ja mbi 4,500 vota. AAK-Nisma afër 1,900 vota. Një ndër befasitë më të mëdha të këtij procesi është rënia dramatike e Partisë Demokratike të Kosovës në votat nga diaspora në numër një shifror 8%. Asnjë kandidat i saj nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të konsiderueshme, me përjashtim të Xhakës, i cili mund të marrë rreth 2,000 vota të cilat si ndihmojnë asgjë! Të gjithë kandidatët e tjerë të PDK-së nga diaspora nuk pritet të arrijnë as 500 vota, duke dëshmuar një krizë të thellë të partisë në këtë segment të elektoratit”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Ai ka thënë se pas këtij debakli elektoral, dikush duhet të marrë përgjegjësi.

Postimi i plotë i tij:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si mund të zgjedhësh një qytet inteligjent? E kemi fjalën…