Astrit Hasani emërohet këshilltar i KOK-ut për marrëdhënie ndërkombëtare

20 shkurt 2025 | 15:51

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut në mbledhjen e parë të ciklit olimpik 2021 – 2025 ka votuar unanimisht propozimin e presidentit Ismet Krasniqi për emërimin e Dr. Astrit Hasani, këshilltar i KOK-ut për marrëdhënie ndërkombëtare.

Ish-kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, është arkëtar (thesar) dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes që nga viti 2016. Momentalisht është  kandidat për president të Federatës Evropiane të Peshëngritjes me mbështetje të plotë nga KOK-u. Hasani ka një shkollim superior me magjistraturë në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit dhe doktoratën në Universitetin e Varshavës.

Është i njohur në Federatën Botërore të Peshëngritjes për qëndrimin e tij që sporti është mbi politikën. Krahas tyre, i ishte besuar pozita e CEO-së për organizimin e Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes, të mbajtur në vitin 2022 në Tiranë të Shqipërisë, organizim që më vonë organizata “Albanian Excellence” i dha çmimin “The Grand Excellence Award”.

Po ashtu, për shkak të kontributit në peshëngritjen evropiane, vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian, pranoi çmimin e madh evropian “Ylli i Artë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian që morën pjesë në…