“Ata mu kanë dhimtë sa vëllai e baba jem!”/ Haradinaj për vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën

18 janar 2025 | 00:11

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka kujtuar rënien e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës më 17 janar 1982.

Haradinaj ka bërë me dije se lajmi për vrasjen e tyre i ishte kumtuar gjatë kohës sa ka qenë i burgosur në Nish.

Haradinaj ka bërë me dije se lajmi për vrasjen e tyre i ishte kumtuar gjatë kohës sa ka qenë i burgosur në Nish.

“Kjo vrasje mu ka kumtu në burg nga inspektorët e sigurimit, njëri i ardhur nga Peja dhe njëri atje nga Nishi. Atë ditë unë mund të them që e kam prit me shumë dhimbje”, ka rrëfyer Haradinaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Haradinaj ka thënë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka i ishin dhimbsur sa vëllai dhe babai i tij, ngaqë siç tha ai, ata kanë qenë shpresë për të.

“Ata ma kanë kumtu mu me datën 19. Ata mu kanë dhimtë sa vëllai edhe sa babai, por edhe sa vetja. M’u duk sikur qetash ishim taman të burgosum”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer detaje…