
“Ata munden me provu, por..”- Haradinaj flet hapur nëse Vetëvendosje e ka ftuar për bashkëpunim
27 mars 2025
| 21:15
Kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për hapat tutje pas certifikimit të rezultsteve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Periskopi.
Haradinaj në Debat Plus tha se nuk është kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me ndonjë mundësi për të bashkëpunuar në krijimin e Qeverisë së re.
“Jo, ne si aleancë nuk kemi pasur, nuk ka ndodhur. Ata edhe munden me provu, por kur e din që nuk mundet me ndodh…te ne është e qartë që një marrëdhënje e tillë nuk është e funksionale sepse ne e kemi vlerësu Kurtin si e keqja e këtij vendi”, tha Haradinaj mes tjerash.