Ata që e kanë vjedhur paranë publike, t’ia kthejnë sot shtetit
17 prill 2020
| 11:31
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se i është bashkuar nismës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kolegëve të vet, për ta ndarë gjysmën e pagës për shëndetësinë gjatë kohës së pandemisë, ka kërkuar që ata që e kanë vjedhur paranë publike, t’ia kthejnë sot shtetit, sepse kurrë më shumë sesa sot nuk i duhen. “Ata që e kanë vjedhur paranë publike duhet një nga një t’ia kthejnë sot shtetit”, ka thënë ajo.